Sulmi në Katar, Trump zbut tonet me Iranin: Faleminderit që na njoftuat përpara, tani është koha për paqe
Presidenti amerikan Donald Trump ka ulur shumë tonet pas sulmit të Iranit mbi bazën amerikane në Katar. Pasi theksoj se nuk ka pasur dëme as në njerëz dhe as materiale, ai la të kuptoj se kjo "kundërpërgjigje" e Iranit ishte e koordinuar me SHBA, me synim uljen në tryezën e bisedimeve. Trump deklaroi, se falenderonte Iranin që i njoftoi për sulmin me raketa. Dhe faktikisht siç u zbulua, amerikanët kishin larguar nga baza e tyre avionët dhe njerzit, më herët se të lëshoheshin raketat.
“Jam i kënaqur të raportoj se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe dëmi është pothuajse i papërfillshëm. Më e rëndësishmja, ata e kanë nxjerrë të gjithën nga ‘sistemi’ i tyre dhe shpresojmë që të mos ketë më urrejtje,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje në reagimin e presidentit të SHBA-ve është fakti që ai ka falënderuar Iranin, duke bërë me dije se ishin njoftuar për sulmin.
Për këtë arsye, tonet e Trump ishin të buta.
“Dua të falenderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos plagosej. Ndoshta Irani tani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon dhe unë me gjithë dëshirë do ta inkurajoj Izraelin të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Trump.
Presidenti Trump bëri me dije se u lëshuan gjithsej 14 raketa, 13 prej të cilave u rrëzuan, ndërsa njëra u “la e lirë”, pasi po shkonte në një drejtim që nuk përbënte kërcënim.
Ndërsa në një postim tjetër në Truth Social, Trump shkruan: Urime botë, është koha për paqe!
Pas sulmit në Katar reagoi edhe Ajatollah Ali Khamenei i cili deklaroi se Irani “nuk do të dorëzohet përballë shkeljeve të askujt”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
