VIDEO/ Richard Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, takon Blendi Fevziun në Sarandë

4 Gusht 2025, 22:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Richard Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të

Richard Grenell, i njohur si një nga figurat më të angazhuara të diplomacisë amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushim.

I dërguari për Misione Speciale i SHBA, e ka vizituar disa herë vendin tonë për shkak të detyrës, por këtë herë duket se ka ardhur për të shijuar bukuritë e jugut shqiptar. Ai është fotografuar me gazetarin Blendi Fevziu në qytetin bregdetar të Sarandës.

Grenell, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Qendrës “Kennedy”, është i njohur për angazhimin e tij në çështjet e Ballkanit.

Gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, ai ka shërbyer si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, një rol që e ka vendosur shpesh në kontakt me liderët politikë të rajonit.



Po ndodh...

ide