Vatrat e zjarrit në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 16 vatra, 1 aktive dhe 1 nën monitorim
Gjatë orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri në të gjithë vendin, ku njëra vijon të jetë aktive dhe një tjetër është nën monitorim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po menaxhohet nga forcat operacionale dhe efektivët e Forcave të Armatosura. Zjarri në fshatin Dhores të Skraparit mbetet ende aktiv, ndërsa ai në Parkun Kombëtar të Lurës po monitorohet për shuarje të plotë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim
– Në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.
– Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.
* Në malin e Allushit, Bulqizë
* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë
* Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë
* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë
* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë
* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë
* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,
* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë
* Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,
* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë
* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq
* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë
???????? Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.
U bëjmë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
