U konfliktuan fizikisht me dy të mitur dhe i lënduan, arrestohen dy persona në Shkodër

13 Dhjetor 2025, 10:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

U konfliktuan fizikisht me dy të mitur dhe i lënduan, arrestohen dy

Dy persona janë arrestuar për sherrin e dhunshëm para derës së gjimnazit në Shkodër, ndërsa 5 të mitur janë vënë në hetim.

Njoftimi i plote

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Po ndodh...

ide