I qetë dhe duke drekuar në një restorant me pengmarrësit, publikohet foto e 39-vjeçarit që dyshohet se u mor peng për pazaret e drogës

Detaje të reja kanë dalë nga pengmarrja e 39-vjeçarit nga Kosova, Fisnik Xhaka, i cili u mbajt peng për më shumë se 14 ditë në një apartament në Vlorë.
Në prangat e policisë kanë rënë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zoga, të cilët kanë mbajtur peng për dy javë 39-vjeçarin në një apartamanet në afërsi të Komisariatit të Policisë Vlorë. Ndërsa bëhet me dije se apartamenti kishte kamera sigurie ku monitoroheshin lëvizjet jashtë banesës.
Ndërsa pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzat, duke sjellë si provë video dhe fotografi ku viktima e supozuar shfaqet duke drekuar në mënyrë të qetë me personat e ndaluar. Pala mbrojtëse pretendon se kjo tregon se të rinjtë njiheshin dhe kishin marrëdhënie miqësore, jo marrëdhënie pengmarrjeje.
Arsyeja e pengmarrjes së Xhakës, dyshohet se lidhen me pazaret e drogës. 39-vjeçari dyshohet se ka dalë garant që disa persona në një vend të Bashkimit Europian të merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro.
Por duket se pagesa nuk është kryer dhe kjo ka bërë që tre të rinjtë nga fshatrat e Lumit të Vlorës, ta marrin peng për 14 ditë 39-vjeçarin.
Ishte motra e 39-vjeçarit që jeton në Suedi dhe kishte dijeni për ngjarjen dhe më pas kontaktoi Interpolin, të cilët njoftuan Policinë e Vlorës, e cila, duke përdorur lokacionin e dërguar nga motra, arriti të arrestojë tre personat brenda 15 minutash.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
