U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i tij për News 24, i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot.
Ngjarja që ndodhi 12 ditë më parë, fillimisht u raportua si një aksident pune, ku Alkollari mbeti i lënduar rëndë, ndërsa policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Familjari i 58-vjeçarit të ndjerë tregon se Alkollari ka qëndruar për 12 ditë në gjendje kome dhe ka pasur fraktura shumë të rënda në pjesën e kokës.
Sipas tij ai nuk ka pasur shpresa për të mbijetuar që ditën e parë të shtrimit në spital, pasi vetëm 7 orë pasi 58-vjeçari mbërriti në spital është kaluar në intubim dhe reanimacion, ku qëndroi deri në momentin që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.
Ky zhvillim e bën edhe më të rëndë rastin dhe pritet që hetimet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete që çuan në humbjen e jetës së punëtorit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



