Trafiku i armëve, dalin fotot e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë

Dalin fotot e personave të arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik armësh. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb fotot e të arrestuarve. Bëhet fjalë për shtetasit; Marsel Varka, 35 vjeç; Elsaed Maqinaj, 25 vjeç; Fabian Zako, 29 vjeç si dhe Kristaq Biba, 32 vjeç. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se gjashtë personat e përfshirë në këtë fazë të operacionit janë pjesë e dy grupeve të ndryshme kriminale që bashkëpunonin në këtë fushë. Anëtarë të tjerë të këtyre dy grupeve ishin arrestuar edhe më parë në flagrancë nga uniformat blu gjatë aksioneve të mëhershme.
Hetuesit kanë dokumentuar edhe çmimet që anëtarët e këtij rrjeti aplikonin në tregun e zi për shitjen e armatimit. Pistoletat shiteshin prej tyre me çmime që shkonin deri në 1500 euro, ndërsa armët automatike të llojit kallashnikov kapnin vlerën deri në 2500 euro, në varësi të porosive. Grupi kishte ngritur një rrjet të shtrirë në terren dhe bazat ku ata vepronin ose mbanin armatimin ishin të vendosura në disa zona të ndryshme të Tiranës, çka bënte që aktiviteti të ndryshonte shpesh lokacion për t’i shpëtuar vëzhgimit të policisë.
Operacioni vijon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, Kevin Vila dhe Bledar Avdillari, si dhe për dokumentimin e plotë të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.




Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
