Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 6 serbëve për vendosjen e barrikadave në veri, akuzohen për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 6 serbëve, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit D.M., D.D., M.R., N.J., N.O. dhe S.V. akuzohen se, në periudhën nga 10 deri më 29 dhjetor 2022, në komunat veriore të Kosovës, kanë vepruar në bashkëkryerje për të penguar institucionet e Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe vendosjen e rendit kushtetues.
Në aktakuzë thuhet se të pandehurit, përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, kanë organizuar dhe vendosur barrikada në rrugët kryesore, duke përdorur mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.
“Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion”, tha Prokuroria Speciale në njoftimin e saj.
Sipas organit të akuzës, ndaj 11 personave të tjerë me iniciale M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R., M.R., dhe M.R., janë pezulluar hetimet, “pasi ata deri më tani janë të paarritshëm” për organet e drejtësisë së Kosovës.
Po ndodh...
ide
Kush janë hijenat rrotull protestës?
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128