Netanyahu zyrtarisht do kandidojë për zgjedhjet e këtij viti, pavarësisht dyshimeve të Trump

10 Qershor 2026, 11:46 / BOTA ALFA PRESS

Netanyahu zyrtarisht do kandidojë për zgjedhjet e këtij viti,

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të kandidojë zyrtarisht në zgjedhjet e këtij viti, pavarësisht dyshimeve të shprehura më herët nga presidenti amerikan Donald Trump.

Lajmi u konfirmua nga partia e tij, Likud, e cila në një deklaratë të shkurtër bëri të ditur se Netanyahu “do të jetë kandidat dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të fitojë”. Data e zgjedhjeve nuk është shpallur ende, por ato pritet të mbahen deri në muajin tetor.

Më herët, Donald Trump kishte deklaruar në një intervistë se nuk ishte i sigurt nëse Netanyahu do të rikandidonte.

“Nuk e di, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme. A dëshiron të vazhdojë?”, ishte shprehur ai.

Këto do të jenë zgjedhjet e para në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, një ngjarje që tronditi sigurinë e vendit dhe çoi në luftën në Rripin e Gazës.

Mandati i Netanyahut është shoqëruar me tensione të forta politike. Që nga rikthimi në pushtet në fund të vitit 2022, ai ka përballuar protesta të mëdha kundër qeverisë dhe kritika për politikat e tij.

Sondazhet tregojnë se koalicioni i tij mund të mos sigurojë shumicën në zgjedhjet e ardhshme. Një pjesë e madhe e opinionit publik është gjithashtu kundër rikandidimit të tij.

Megjithatë, edhe opozita përballet me vështirësi për të krijuar një shumicë të qëndrueshme pa bashkëpunim me partitë arabe, një skenar që disa liderë e kanë përjashtuar.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Netanyahut dhe Trump mbeten të afërta, pavarësisht tensioneve të herëpashershme, sidomos lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe operacionet ushtarake të Izraelit.

 

Po ndodh...

ide