Tiranë, rekrutonte vajza të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet 35-vjeçarja nga Azerbajxhani

Një 35-vjeçare nga Azerbajxhani është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rekrutonte vajza të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion
Ndërkohë 5 së tjerë, ku 4 shtetase prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 shtetas për shfrytëzim do të hetohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Escort".
Në kuadër të këtij operacioni:
- u arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shfrytëzimi i prostitucioni" dhe "Prostitucioni".
U proceduan në gjendje të lirë:
- për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;
- për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja A. H., dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, autorja e dyshuar me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


