Gazetari zbulon detaje: Është zbërthyer telefoni i zyrtares së Belinda Ballukut, zbulohen perlat se si janë shpërndarë 5 miliardë euro

Gazetari Almer Toska në “Opinion” në News24 tha se beson se drejtësinë e drejtojnë amerikanët, megjithëse sipas tij janë 3 çështje që do të provojnë nëse do të fitojë politika përballë SPAK apo ky institucion që u ngrit për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.
Në këtë kuadër si çështjen e parë, Toska përmendi ato që ka zv.Kryeministrja Belinda Balluku.
“Çështja e Belinda Ballukut është një nga më të rëndësishmet. Janë dhënë 5 mld euro konçensione. Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla aty, se si janë shpërndarë paratë.
Tani kjo është një çështje që Dumani duhet të na tregojë nëse është i Edi Ramës apo i amerikanëve.
Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi do të arrestohen shumë shpejt”, tha Toska, referuar burimeve të tij.
Në vijim ai përmendi hetimet për Kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Erion Veliaj është çështja tjetër, nëse ai shpëton drejtësia ka dështuar, bashkë me amerikanët. Veliaj është personi kyç, nëse ai shpëton kjo do të thotë se fiton politika përballë SPAK.
SPAK ka brenda vetes segmente të caktuara që kontrollohen. Amerikanët janë në luftë me mazhorancën, e cila përmes komisionit Xhafaj po përpiqet të vërë nën kontroll drejtësinë e re të mbështetur nga amerikanët”, tha Toska.
Në vijim ai përmendi dosjen e organizatës së Suel Çelës, ku sipas tij, dalin mesazhet e zyrtarëve që kanë përdorur bandën për zgjedhjet. Ai tha se atje dalin emrat e njerëzve të mazhorancës dhe kjo është dosja e tretë e rëndësishme, që është provë për SPAK-un.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


