Tetë të plagosur nga zjarret në Gramsh, flakët përfshijnë edhe fshatin Harunas
12 Gusht 2025, 17:21 / AKTUALITET
Një tjetër fshat është përfshirë nga flakët që vazhdojnë të përhapen në Gramsh.
Mësohet se zjarri preku fshatin Harunas dhe ndërhyrja është e pamundur. Kjo për shkak se rruga është përfshirë nga flakët dhe rrezikohet jeta e emergjencave civile.
Deri më tani, raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve në Gramsh.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes evakuuoi banorët në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie.
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
