Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me makinën e parkuar, përfundon i plagosur në spital!

2 Dhjetor 2025, 16:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me makinën e parkuar,

Një aksident dramatik ka ndodhur sot pasdite në unazën jugore të qytetit të Fierit.

Drejtuesi i një mjeti raportohet se ka humbur kontrollin, duke goditur një makinë tjetër të parkuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të parë, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje për hetimin dhe zbardhjen e aksidentit. Mbeten të panjohura shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit, që sollën edhe aksidentin.

Po ndodh...