Qyno: Sekretarja e ministrisë së Shëndetësisë u kap në flagrancë me zarfin në zyrë nga BKH

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Elton Qyno, gazetar tha se loti i dytë i tenderit të hapur nga ministria e Shëndetësisë kishte një vlerë prej 8.3 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që sasia e parave për tu dhënë ishte diku te 4 milionë lekë.
Ai shtoi se është provuar se është dhënë sasia e parave në ministrinë e Shëndetësisë dhe e gjitha ka qenë nën vëzhgimin e BKH-së, ku agjentë i kanë filmuar me kamerat e sigurisë.
Qyno: Loti i dytë i tenderit të hapur nga ministria e Shëndetësisë kishte një vlerë prej 8.3 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që sasia e parave për tu dhënë ishte diku te 4 milionë lekë. SPAK e ka ndjekur rastin ku inxhinieri ka shkuar i pari në shtëpinë e Vladimir Topit dhe ka shkuar në shtëpinë e specialistes së ministrisë.
Aty është provuar se është dhënë sasi e parave dhe është larguar drejt ministrisë së Shëndetësisë, ku është futur brenda dhe i është drejtuar zyrës së sekretares së Përgjithshme. E gjitha ka qenë nën vëzhgimin e BKH-së. Aty është ndërhyrë dhe kanë gjetur në sirtar shumën prej 3.3 milionë të vjetra. Lekët janë çuar paradhënie se tenderi nuk ishte hapur.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

