Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Policia ka bërë me dije se ka gjetur armën e përdorur në krimin e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku 56-vjeçari Shpëtim Osma plagosi me armë zjarri komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha.
Autoritetet policore bëjnë me dije se arma e zjarrit tip pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në krim është gjetur e fshehur në një mur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Autori Shpëtim Osma u arrestua nga Policia, ndërsa çifti i bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, teksa burim i konfliktit mes komshingjëve dyshohet se ka qenë qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




