Përmendi Shqipërinë në komunikimet me Epstein, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland-it

11 Shkurt 2026, 17:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përmendi Shqipërinë në komunikimet me Epstein, KiE i heq

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze, të cilat kanë nisur një hetim për dyshime korrupsioni në lidhje me kontaktet e tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein.

Vendimi vjen pas zbulimeve mediatike të publikuara që nga nëntori i vitit 2025, të cilat e lidhin emrin e tij me Epsteinin. Hetimet pritet të fokusohen nëse Jagland ka përfituar dhurata, udhëtime falas apo favore të tjera nga Epsteini.

Në raportime përmendet edhe një email i datës 25 maj 2012, ku Jagland i shkruan Epsteinit: “Kam qenë në Tiranë. Vajza të jashtëzakonshme”.

Epsteini u akuzua nga prokurorët amerikanë për krijimin e një rrjeti të gjerë të miturash për shfrytëzim seksual dhe kishte korrespondencë me figura të njohura në Europë dhe SHBA. Hetimet në Norvegji pritet të sqarojnë nëse ka elementë penalë në marrëdhëniet mes tij dhe ish-zyrtarit të lartë.

Po ndodh...

ide