Aeroporti i Vlorës “peng” në gjykata, MACBO: Jemi përjashtuar nga vendimet, auditim ndërkombëtar

11 Shkurt 2026, 17:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aeroporti i Vlorës “peng” në gjykata, MACBO: Jemi

Kompania zvicerane MACBO Constructions, aksionere mazhoritare me 98% të kapitalit në shoqërinë Vlora International Airport ka dalë publikisht me një shqetësim serioz lidhur me ecurinë e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke pretenduar se ky investim strategjik po përballet me bllokime të rënda juridike dhe operacionale.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë zanafilla e konfliktit është mes dy kompanive aksionere të shoqërisë që ka kontratën koncesionare me shtetin shqiptar MACBO me 98 për qind dhe 2A Group me 2 për qind qëndron tek një kontrate për shitjen e 47 për qind të aksioneve nga aksioneri i madh tek më i vogli diçka që MACBO nuk e pranon të ketë ndodhur. Çështja ka kaluar në disa shkallë gjykimi.

Ata thonë se nuk kanë akses në asnjë zhvillim që lidhet me aeroportin dhe se kërkojnë një auditim ndërkombëtar që do të investojë cilësinë dhe aspektet teknike të aeroportit si një vepër e rëndësisë së veçantë.

Koncensioni i aeroportit të Vlorës ka një afat 35-vjecar, ndërsa sipas kontratës ndërtimi duhet të përfundonte në pranverën e vitit 2026.

Nëse çështja zvarritet, kompania paralajmëron se do ta ndjekë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar.

Po ndodh...

ide