Humbën jetën në Itali si pasojë e gazit, 4 anëtarët e familjes Kola do të prehen në Peqin

11 Shkurt 2026, 16:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Humbën jetën në Itali si pasojë e gazit, 4

Katër anëtarët e familjes Kola, që humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit (gazit), do të prehen në varrezat e fshatit Gryksh i Madh në Peqin.

Sipas informacioneve, ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, në orën 13:00, ku familjarë, të afërm dhe bashkëfshatarë do t’u japin lamtumirën e fundit.

Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 22 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeç. Ata do të prehen në vendlindjen e tyre, aty ku nisën jetën dhe lanë pas kujtime, përpara se të emigronin drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë.

Trupat e pajetë mbërritën në Shqipëri në mesjavë, pasi në Itali përfunduan të gjitha procedurat dhe analizat toksikologjike. Kthimi i tyre në atdhe u bë i mundur pas solidaritetit të bashkatdhetarëve shqiptarë, të cilët kontribuuan përmes një fushate “GoFundMe” të hapur nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës.

Përmes donacioneve u arrit të mblidhej shuma prej 75 mijë eurosh, e cila mbuloi shpenzimet e transportit të trupave drejt Shqipërisë dhe organizimin e ceremonisë mortore.

Po ndodh...

ide