Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA pritet të rifillojnë javën e ardhshme për çështjet territoriale

11 Shkurt 2026, 17:21 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA pritet të rifillojnë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë do të rifillojnë “javën e ardhshme”, duke u fokusuar kryesisht te çështjet e nxehta lidhur me lëshimet territoriale që kërkon Moska.

Zelensky sqaroi se takimet pritet të zhvillohen të martën ose të mërkurën, por ende nuk është e qartë nëse Rusia do të pranojë që ato të mbahen në Shtetet e Bashkuara, raporton Bloomberg.

Udhëheqësi i Kievit shtoi se as pala ruse dhe as ajo ukrainase nuk mbështesin propozimin e SHBA-së për krijimin e një zone të lirë ekonomike në rajonin lindor të Donbasit.

“Nëse është territori ynë, atëherë vendi që e kontrollon duhet ta qeverisë atë,” deklaroi Zelensky, duke theksuar pozicionin e fortë të Ukrainës mbi sovranitetin e saj territorial.

Po ndodh...

ide