Një vajzë fut në sherr dy grupet shqiptare të trafikut të drogës në Athinë, tre persona përfundojnë të plagosur me thikë, arrestohen 8 prej tyre

11 Shkurt 2026, 18:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një vajzë fut në sherr dy grupet shqiptare të trafikut

Dy grupe të rinjsh shqiptarë u përleshën dy herë në qendër të Athinës me thika, shkopinj dhe grushte hekuri.

Mediat greke bëjnë me dije se në total në konfliktin e dhunshëm u përfshinë 26 personash, të cilët ishin anëtarë të dy grupeve rivale me njëra-tjetrën.

Raportohet se nga përplasja mes dy grupeve, tre persona përfunduan të plagosur rëndë në spital, pasi u goditën me thikë në gjoks, pranë zemrës.

Shkak u bë rrahja dy ditë më parë e shqiptarit Enki Xhalli nga Xhesildo Gruda dhe Ioannis Panagiotis Polymenos jashtë lokalit “Beat”.

Dy ditë më pas, dy grupet e udhëhequra nga Xhalli dhe Gruda, i cili njihet me pseudonimin “Cico”, u takuan për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një grup njerëzish që sulmojnë me tërbim dy burra, duke përdorur thika. Autorët duket se janë plotësisht indiferentë ndaj dhjetëra dëshmitarëve okularë që shikonin me tmerr atë që po ndodhte para syve të tyre.

Arsyeja e sherrit fillestar, sipas asaj që i thanë të arrestuarit Policisë së Athinës, ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës.

Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan: 97 gramë kanabis i papërpunuar, 52 gramë kokainë, 51 gramë metamfetaminë, 6 thika.

Po ndodh...

ide