Përkeqësohet situata me zjarret në Finiq, nën monitorim Parku Natyror “Syri i Kaltër”
Një hidroplan i specializuar dhe disa helikopterë zjarrfikës po operojnë aktualisht mbi zonat e prekura nga zjarret në Bashkinë Finiq, duke mbështetur njësitë tokësore në përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Mjetet ajrore kryejnë hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat aktive, me prioritet mbrojtjen e zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore.
Vatrat e zjarrit janë përqendruar kryesisht nga fshati Krongj deri në Dhrovjan, ku forcat zjarrfikëse, policia dhe strukturat e emergjencave civile po punojnë në koordinim për izolimin e tyre. Një tjetër vatër u shfaq sot në mëngjes pranë fshatit Krane.
Në qytetin e Sarandës, megjithëse larg zjarreve, vërehen re hiri dhe shtresë e dendur tymi, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit. Rruga nacionale e Muzinë-Jergucat është e bllokuar për qarkullim, për shkak të afërsisë së flakëve në segmentin pranë fshatit Dhrovjan dhe në afërsi të ish minierës së Kripës.
Autoritetet po monitorojnë me prioritet Parkun Natyror “Syri i Kaltër”, duke marrë masa parandaluese për të shmangur përhapjen e zjarrit në këtë zonë të mbrojtur.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
