Lezhë/ Makina godet nga pas autobuzin e linjës Shkodër- Tiranë! Autovetura goditet me pas nga një kamion

19 Gusht 2024, 19:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lezhë/ Makina godet nga pas autobuzin e linjës Shkodër-

Një aksident i cili ka ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, përgjatë superstrades Shkodër -Lezhë ka shkaktuar bllokim të trafikut.

Në tentativë për të kryer një parakalim, një autoveturë brenda të cilës udhëtonte një familje goditi nga pas një autobuz të linjës Shkodër- Tiranë.

Për shkak të lagështisë vetë autovetura u godit nga një kamion, por për fat të shpejtësisë jo të lartë si pasojë e një trafiku të ngarkuar, nga aksidenti nuk pati pasoja në njerëz.

 

Po ndodh...