Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike makinash

10 Gusht 2025, 14:52 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kolaps trafiku në rrugën Laç-Lezhë, radhë kilometrike

Fluksi i lartë i automjeteve këtë fundjavë të dytë të muajit gusht ka krijuar situatë kaotike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.

Prej orës 10:00 të mëngjesit, janë formuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa pika më problematike paraqitet në rrethrrotullimin e Fushë Milotit.

Qytetarët po presin me orë të tëra të bllokuar në trafik, nën temperatura përvëluese mbi 40°C.

Ata shprehen të revoltuar për situatën, e cila është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që sipas autoriteteve rrezikon shembjen./LAPSI

Po ndodh...

ide