Kërkohet ndihma e ushtrisë/ Vijon zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga temperaturat dhe era

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar. Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende.
Zjarri, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës, shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.
Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë prej ditës së djeshme forcat zjarrfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani.
Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e 30 forcave të ushtrisë, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit janë bashkuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

