Kërcënonin me thikë dhe vidhnin lekë, policia ndalon katër të mitur në Tiranë

10 Mars 2023, 10:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërcënonin me thikë dhe vidhnin lekë, policia ndalon

Katër të mitur janë vënë nën hetim nga Policia e tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për katër shtetas të mitur, të moshave 14-17 vjeç.

Dyshohet se këta shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerës, iu kanë marrë një shumë parash disa bashkëmoshatarëve të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur (të moshave 14 dhe 17 vjeç)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

 

Po ndodh...