Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë në Bergamo, u kapën me 160 kg kokainë
16 Janar 2026, 23:44 / AKTUALITET

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Bergamo nga autoritetet italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza, ku u sekuestruan mbi 160 kilogramë kokainë e pastër.
Droga ishte e fshehur në një kamion dhe e paketuar në rreth 150 pako. Sipas autoriteteve italiane, vlera e lëndës narkotike në tregun e zi llogaritet deri në 20 milionë euro.
Operacioni u zhvillua në kuadër të një aksioni të gjerë kontrolli të koordinuar nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Brescia, i fokusuar në zonat industriale dhe tregtare të provincave Bergamo dhe Brescia, të konsideruara me rrezik të lartë për aktivitet kriminal.
Sipas hetuesve, ndërhyrja u bë pasi u vunë re lëvizje të dyshimta të një kamioni të parkuar.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128