
"Ishte i frikësuar, priste nga momenti në moment plasjen e bombave"/ Shefi i Urgjencës tregon detaje nga evakuimi i 1-vjeçarit nga Gaza

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës 1-vjeçar nga Gaza i cili u evakua në Shqipëri për trajtim mjekësor.
Në një lidhje direkte për mediat Brataj, ka rrëfyer kalvarin e sëmundjes së fëmijës teksa shton edhe faktin se në çfarë gjendje psikologjike ishte familja që erdhi në Shqipëri.
Kreu i urgjencës tha se fëmija ishte i frikësuar se nga momenti në moment mund të kishte bombardime.
Skënder Brataj: Të gjitha vendet sidomos Komiteti Evropian prokupohen sidomos për fëmijët sepse nuk është vetëm rasti i trajtimit të tyre, por edhe kur dalin nga reanimacioni të kenë një ndjekje të mëtejshme. Komiteti Europian në bashkëpunim me të gjithë shtetet dhe OBSH ka bërë shpërndarjen e shumë fëmijëve nga Gaza në vende të ndryshme edhe ardhja e këtij qytetari në Shqipëri ishte njëkohësisht me tre shtete të tjera Rumania, Norvegjia dhe një shtet tjetër plus Shqipëria sepse kërkojnë para kohe duke kombinuar sidomos me ministritë e Shëndetësisë dhe në rastin tonë ishte kërkesa kundrejt ministrisë së Shëndetësisë e cila me strukturat e veta me Urgjencën Kombëtare, me Spitalin Nënë Tereza bën të mundur dhe vunë në dispozicion gjithë personelin dhe strukturën për të ndjekur këtë fëmijë i cili kishte kaluar në një gjendje shumë kritike, kishte qenë i intubuar, kishte pasur komplikanca postintubimi dhe sigurisht që duhet të ndiqet për disa kohë se mund të ketë përkeqësime.
Shqipëria bëri pjesë në grupin e vendeve të kontaktuara nga BE nga mbrojtja civile dhe OBSH që do të jenë të herëpashershme. Nuk ka filluar sot ndihma kundrejt familjeve palestineze.
Garantimi i një vendi që do të ndiqej ky fëmijë na vuri në lëvizje të gjithëve. Ajo që mund të them është që fakti që kur fëmijën e çuam tek pediatria tek QSUT pasi u vlerësua dhe asistua ndërsa motra e tij 20 vjeç dhe vëllai tre vjeç shkuan tek qendra e refugjatëve thanë që është e pamundur që të qëndrojnë se fëmija ishte i axhituar dhe dridhej nga frika dhe priste nga një moment në tjetrin plasjen e bombave, pra nuk e kishin idenë se ku po ndodheshin dhe mund të ndodhte nga një moment në tjetrin, kështu që pjesë e luftës patjetër kanë qenë edhe vajza që ishte 20 vjeçe ishte e trembur aq sa u preferua që babi të bashkohej me dy fëmijët.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128