FOTO/ Ky është Frrok Lleshaj, ish efektivi i policisë që u ekzekutua sot pranë banesës në Vaun e Dejës!
Sot 65-vjeçarit në fot, Frrok Lleshaj, u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.
Lleshaj u gjet i pajetë në anë të rrugës nga disa kalimtarë të rastit, ndërsa policia mbërriti disa minuta më vonë ku nisi dhe hetimet mbi ngjarjen kriminale si dhe identifikimin e autorit/ëve.
65-vjeçari, ish efektiv i Policisë së Shtetit ka qenë i dënuar me 20 vite burg për ekzekutimin me armë zjarri të kushëririt të tij Dode Lleshaj.
Krimi ka ndodhur 30 vite më parë, dhe pasi u arrestua ai ia doli të arratisej nga burgu në vitin 1997.
Burime për mediat raportojnë se pas disa vitesh, në 2006 Lleshaj u gjet dhe u prangos duke vuajtur dënimin me 21 vite burg. Nga vendimi i gjykatës mësohet se ai ishte liruar nga burgu më 16 mars 2023.
“Me vendim nr.37, date 17.03.2006 Gjykatës Shkodër dënuar 25 vite burgim për Vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër.”
Duke u nisur nga e shkuara kriminale e viktimës, pista kryesore e hetimit nga ana e policisë është ajo e gjakmarrjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
