Foto/ Kjo është 22-vjeçarja, vajza tjetër që vdiq në aksidentin tragjik tek TEG-u

10 Mars 2023, 11:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Kjo është 22-vjeçarja, vajza tjetër që vdiq

Kjo është Erisilda Abedini, 22-vjeçe, banuese në Tiranë e cila mbeti viktimë e aksidentit të djeshëm sëbashku me Sikela Përroj, 23-vjeçe, dhe shoferin Klevis Ruçaj 19 vjeç.

Dy të rejat gjatë momentit të aksidentit ndodheshin në mjet me 20 vjeçarin Klevis Ruçaj, shoferi i Äudit”që shkaktoi aksidentin.

Ruçaj humbi jetën pas disa orësh në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë dy vajzat, njëra vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetra teksa ishte duke u transportuar për në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetër. Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Foto/ Kjo është 22-vjeçarja, vajza tjetër që vdiq

 

 

Po ndodh...