Fier/ Të verbërve prej dy muajsh u mbahet një pjesë e Kempit

21 Maj 2024, 22:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fier/ Të verbërve prej dy muajsh u mbahet një pjesë e Kempit
Qerem Merdani, banues në fshatin Buzmadh, njësia administrative Cakran, Fier.  Bashkëshortja e Qeremit është e verbër dhe për këtë merr Kemp.

Si çdo herë Qeremi u paraqit në muajin mars, në zyrën e Postës Shqiptare, për të tërhequr Kempin dhe pa se kishte 2400 lekë të reja më pak. Ky problem kishte prekur edhe shumë banorë të tjerë të fshatit të cilët kanë statusin e verbërisë.

Denoncuesi: Unë jam Qerem Medani, jam nga fshati Buzmadh. Marr një Kemp të gruas, Kemp verbërie grupi i dytë. Shkoj në muajin Mars për të marrë Kempin, më ishin prerë 24 mijë Lekë. Shuma e Kempit që kam marrë unë ka qenë 164 mijë Lekë.

Qeremi u drejtua te shërbimi social në njësi, ku i thanë, se duhet të dorëzonte kontratën e energjisë elektrike. E dorëzoi, por në muajin Prill sërish nuk i kaloi pagesa.

Në zyrën e Postës Shqiptare, punonjësi thotë, se ky problem ka prekur mbi 30 persona me statusin e verbërisë, por kjo ka ardhur si pasojë e veprimeve të shërbimit social në njësinë administrative Cakran.

Denoncuesi: Pyeta atje te posta, “ik pyet në komunë” më thanë. Vajta pyetja atje në komunë, “duhet kontrata e dritave” më thanë. Vajtën të gjithë njerëzit e të verbërve, vajtën në Fier, nxorën ato i sollën këtu. Prisnim t’i merrnim në datën 27 prill lekët edhe në datën 27 prill këto 24 mijë lekë nuk na ishin hedhur. Tani unë  po e bëj vetën për 24 mijë lekë këtu, më vjen shumë turp. Ku vajtën, dua ta di. Kush i mori? Jo vetëm mua po të gjithë të verbërve të zonës. Në zonën e Cakranit mund të jenë 30 veta të verbër. Të 30 vetave mbase edhe më shumë janë, por të 30 personave, ja kam këtu në lagje unë. Për çfarë mbahen këto lekë dua ta di.

Për sa i përket problematikës të denoncuesit “Stop” i është drejtuar zyrave të Postës Shqiptare në Njësinë Administrative Cakran.

Informacioni: Bëhet fjalë për disa persona, jo vetëm nga Buzmadhi, por është problematikë për të gjithë njësinë, marrin një pagesë invaliditeti për verbëri dhe u është mbajtur prej muajit Mars në mos gaboj. Nuk është një person, por janë disa u janë mbajtur 240,92 Lekë, por nuk bëhet këtu te ne, këtu çfarë na sjellin borderotë ne e kemi sipas rregullit që në mandat-pagesë zotëria ka pasur në muajin Mars 149,2 lekë, kemi bërë pagesën sipas rregullit që ne procedojmë. Në momentin që na vijnë borderotë ne na vjen shumë, në muajin mars ka patur 164,92 lekë.

Gazetarja: Sa personave u është mbajtur kjo shumë?

Informacioni: Nuk di, ka shumë persona mund të jenë 30-40 ose 50. Bëjnë një kontratë te OSHEE-ja, nuk e di se si e kanë si rregull, por me sa kam dëgjuar. Problematika nuk është tek ne është tek njësia administrative Cakran, aty të gjitha këto dokumente.

Në zyrat e njësisë Cakran nuk shpjegojnë, se pse nuk kanë kaluar pagesat e plota në muajin Prill, por përsërisin, se do të kalojnë këtë muaj.

Punonjësi i njësisë administrative Cakran: Arsyeja është, sepse nuk kanë sjellë kontratat e energjisë.

Gazetarja: Po në momentin që i sillën, pse nuk u kompensuan për ato që nuk i kishin marrë?

Punonjësi: Po do t’i marrin pra!

Gazetarja: Kur?

Punonjësi: Në një moment kur të hidhen pagesat muajin tjetër!

Gazetarja: Po u hodhën të prillit dhe nuk i morën.

Punonjësi: Kur të hidhen pagesat muajin tjetër!

Gazetarja: Po pra të prillit u hodhën dhe nuk i morën.

Punonjësi: Më lini listën cilët janë personat dhe do i shikoj!

Gazetarja: Po listën ju e keni të personave që nuk e kanë marrë dhe janë mbi 30 persona, sepse disave ua kaluat në prill.

Punonjësi: Do t’i shikojmë, do t’i verifikojmë dhe do t’i hedhim!

Gazetarja: Po duhet t’i kishit parë se nga marsi në prill duhet t’i kishit kaluar. Jemi maj.

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Çfarë po?

Punonjësi: Po do t’i hedhim, pra!

Gazetarja: Po pse si keni hedhur po ju pyes, nuk keni pasur fond?

Punonjësi: Jo nuk kemi pasur fond, thjesht personat nuk janë paraqitur, të sjellin kontratat e reja dhe…

Gazetarja: Personat ua kanë sjellë që në muajin mars. Janë paraqitur në prill…

Punonjësi: Po kompensimi do t’u bëhet.

Gazetarja: Unë po ju pyes pse nuk është bërë kompensimi.

Punonjësi: Po ju them, që do t’u bëhet./tvklan