Evakuohen dhjetë fshatra në Gramsh, banorët largohen mes panikut dhe flakëve
12 Gusht 2025, 16:40 / AKTUALITET
Situata në fshatrat e Gramshit po përkeqësohet orë pas ore, ndërsa vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronat e banorëve.
Deri në këto momente, zjarri ka përfshirë fshatrat: Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shëmor, Ërmenj, Zenelas, Spanesh dhe Kazie.
Një nga banorët e Skënderbegasit ka deklaruar për mediat:
“Gjendja është shumë e rënduar. I kemi lënë të gjitha në dorë të Zotit. U detyruam të largohemi nga shtëpitë përmes lumit, sepse rrugët ishin të bllokuara nga zjarri".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
