EMRI/ I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Portin e Durrësit
23 Shkurt 2025, 10:33 / AKTUALITET

Një 52-vjeçar i identifikuar si Pllumb Daci i dënuar me 14 vite e 10 muaj burg në Itali ka rënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
Sipas asaj që bën të ditur policia, blutë kishin marrë informacion se i arrestuari do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij dhe menjëherë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se 52-vjeçarin Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale “Tentativë vrasje” ” Grabitje” ” Kanosje” ” Vjedhje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë person, në Itali.
-
Rikthim tek goli, Asani realizon në kampionat me Gwangju
23 Shkurt, 10:24 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


