EMRI/ Aksioni me urdhër të SPAK në Vlorë, arrestohet shefi i sektorit të policisë shkencore të Kukësit!

Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi.
Sipas gazetares Klodiana Lala, urdhri i arrestit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa ndaj efektivit rëndojnë akuza të rënda si shpërdorim detyre, përfshirje në trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Lala raporton se Rezart Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si Zëvendës Shef Komisariati dhe njëkohësisht Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.
Gjithashtu, Kuçi ka qenë edhe Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128