Arbër Hajdari: Më shumë kimi kam me Ledionin se sa Arbanën

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur mendimet e tij për bashkëpunimet profesionale dhe raportet personale.
Ai u shpreh se, pas eksperiencave me dy kolegë të ndryshëm të “BBV”, moderatorin Ledion Liço dhe Arbana Osmani, me Ledionin ai ndihet më mirë dhe e gjen veten më shumë se me Arbanën.
Pjesë nga biseda e Arbër Hajdarit në Podcast-in Allishverishi:
Unë kam kaluar goxha kohë me të dy prej tyre, sigurisht që mendoj që janë të dy profesionistë.
Por unë e kam gjetur më mirë veten me Ledionin. Unë me Ledionin kemi arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare, gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm me sy.
Ledioni më pëlqen sepse është një njeri që të dëgjon mendimin, e respekton mendimin pavarësisht se mund të jetë kundër tij dhe është shumë i edukuar edhe kur ka dëshirë të të kundërshtojë mendimin.
Hajdari theksoi rëndësinë e komunikimit dhe respektit në punë, duke treguar se raportet që ndërtohen mbi besim dhe mirëkuptim bëjnë diferencën në çdo bashkëpunim.
Kudo në rrjet, pas kësaj deklarate kanë plasur komentet se ky është një thumb i drejtpërdrejtë për ish-moderatoren.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128