“Proces politik ndaj meje”, flet ish-ministri Mediu: Nuk gjykohem për Gërdecin, por për shpërdorim detyre

Politik e ka cilësuar procesin e stërzgjatur gjyqësor ndaj tij ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Në një konferencë për mediat ai theksoi se nuk po gjykohet për çështjen gërdeci por për shpërdorim detyre .
“Por procesi ndaj meje nuk ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Fatkeqësisht, procesi ndaj meje është vetëm një sajesë politike që luan me dhimbjen e familjarëve të viktimave.
Në 18 vite persekutim pa fund, janë zhvilluar mbi 10 procese dhe vendime prokurorie ndaj meje. Në asnjë prej tyre nuk është gjetur asnjë shkelje ligji apo vendimi qeverie nga Ministri i Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes është autoritet civil”, është shprehur Mediu.
Sipas mbrojtjes procesi gjyqësor ndaj zotit Mediu është i cenueshëm për shkak të përbërjes së trupit gjykues, pasi gjyqtarja e seancës paraprake në këtë çështje dhe më pas është caktuar gjyqtare e themelit. Pavarësisht se është kërkuar përjashtimi I saj kjo kërkesë nuk është marrë parasysh.
Një tjetër shkelje sipas mbrojtjes është fakti se çështja është rihapur pa u paraqitur fakte të reja, ndonëse bëhet fjalë për një çështje të gjykuar dhe të parashkruar.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128