Shpellzaj pretendoi se i dhunuan djalin, dalin pamjet e sherrit te Klani: 5 djem godasin një person e pastaj i thyejnë xhamin e makinës! Shoferi i jep gaz dhe i merr përpara

Janë publikuar pamjet e sherrit të ndodhur mes banorëve të Rrjollit dhe djalit të ish-drejtorit të Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, jashtë ambienteve të televizionit Klan.
Në pamjet e publikuara nga Klan.Tv shikohen një grup djemsh të rinj të cilët pastaj i afrohen dhe godasin një tjetër, që mendohet të jetë djali i Shpellzajt.
Pas sherrit me grushte e shkelma mes tyre, ky i fundit shfaqet duke hipur në makinën e tij. Sapo hipën ai përballet me një tjetër sulm të ashpër nga personat që u konfliktua pak çaste më parë, pasi këta të fundit i thyejnë xhamin e makinës.
Referuar pamjeve të publikuara, pasi hipën në makinë djali i Shpellzaj shikohet teksa i jep gaz ndonëse para tij ishin disa prej personave që e goditën, ku njëri prej tyre përfundon sipër makinës së tij e pastaj në tokë.
Situata është tensionuar që pas një deklarate të dhënë nga ish-drejtori i Kadastrës i cili në fjalën e tij për “Opinion” theksoi se banorët e Rrjollit nuk kanë pse i pezullojnë punimet për ndërtimin e resortit turisitik në zonën e tyre. Shpellzaj pretendon se banorët nuk kanë asnjë dokumentacion që të vërtetojë pronësinë e tokave në Rrjoll.
Ndërkohë nga ana tjetër, përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla ka denoncuar se së fundmi disa persona të ish-drejtorit i kanë dëmtuar makinën duke tentuar t’i vjedhin atij dokumentet përmes të cilave vërtetohet pronësia e tokave të Rrjollit.
Kujtojmë se banorët e Rrjollit po protestojnë prej më shumë se një muaj kundër realizimit të resortit turistik në zonë, për të cilën janë shprehur se tokat përreth janë të tyre.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128