Dalin pamjet e ekzekutimit të Kristian Kolës në Shkodër, autori me skafandër qëllon shënjestrën, kalimtarët largohen me vrap të tmerruar

18 Shtator 2025, 22:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin pamjet e ekzekutimit të Kristian Kolës në Shkodër,

Janë publikuar pamjet e rënda të ekzekutimit të Kristian Kolës të ndodhur pak ditë më parë në mes të qytetit të Shkodrës.

Në pamjet filmike, duket qartë momenti kur dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej Kristian Kola dhe qëllojnë disa herë me armë drejt tij. Njëri nga ata kthehet për të kontrolluar nëse ka realizuar vrasjen dhe pasi e konfirmon, largohen me shpejtësi, duke mos lënë asnjë gjurmë pas veprës së tyre.

Gjatë ekzekutimit, dy gra shihen duke ikur të tmerruara, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kishte edhe një autobus që sapo kishte zbritur disa turistë. Dyshohet se dy autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për tu arratisur ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

Burime për mediat bënë me dije më herët se plumbat e kapën të riun në pjesën e gjoksit dhe fatkeqësisht rezultuan fatale. Po ashtu, nga informacionet e siguruara nga Policia e kryeqendrës së veriut, Kola nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Motra e 34-vjeçarit Kristian Kola ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se policia ka gisht në vrasje. Akuza e fortë e motrës së viktimës duket se po i ndryshon rrjedhën ngjarjes ndërsa mbetet në dorën e autoriteteve për të zbardhur të vërtetën. 

Teksa kërkon drejtësi për vrasjen e vëllait të saj, Mariza Kola u shpreh se 34-vjeçari nuk ka patur kurrë konflikte dhe familja nuk ka as ndonjë hasmëri.

Me lotë në sy teksa thotë se "s'është e lehtë të fusësh djalin 32 vjeç në dhe", Mariza Kola thekson se as babain e saj nuk e kanë lënë të shohin trupin e viktimës kur u transportua.

 

Po ndodh...

ide