Bilanc javor i frikshëm/ Ja sa persona u paraqitën në SPAK në vetëm 1 javë

Java që kaloi ishte mjaft dinanike për sa përket zhvillimeve të drejtësisë dhe institucionit të SPAKUT.
Pas arrestimit të Veliajt, duket se ky institucion tregoi dhe njëherë pavarësinë e tij nga politika.
Prej të hënës në SPAK janë paraqitur një numër i lartë ish funksionarësh, deputetë, e biznesmenë e po ashtu njerëz të përfshirë apo të dyshuar në dosje të ndryshme.
Vetëm të hënën në SPAK u paraqitën ish deputeti dhe kreu i PSD Tom Doshi, në dalje nga SPAK ai tha se ka lidhje me përgjimet e kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla.
Po ashtu ish kreu i bashkisë Kavajë Elvis Roshi u paraqit të hënën e kaluar në SPAK.
Po ashtu në SPAK u paraqit dhe deputetja e përfshirë në dosjen e Veliajt, Klotilda Bushka.
Bushka njëkohësisht është dhe drejtuesja e komisionit të ligjeve, dyshimet për të janë përfshirje dhe intimidim dëshmitarësh në dosjen e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Në kuadër të këtij hetimi u thirr dhe ish deputeti Vladimir Kosta.
Të hënën u thirr dhe biznesmeni i njohur Klodjan Allajbeu, i njohur si pronari i Spitalit Amerikan.
Java po ashtu vijoi me dosjen e bujshme të SPAK, konkluduar me mbi 20 masa ligjore tek stafi i Universitetit Bujqësor.
Kjo dosje tregonte një hetim të mirëfilltë të bërë nga ana e organeve të SPAK
Ndërkohë gjatë javës u thirr dhe Vilma Nushi për konçensionet në shëndetësi.
Po ashtu referuan dëshminë në SPAK edhe Ish deputeti Asllan Dogjani, aktori Gaz Paja që ka statusin e investitorit strategjik.
SPAK ka hetuar dhe ngjarje të tjera, ka sekustruar para e pasuri të krimit dhe ka nxjerrë dhe urdhër arreste për disa zyrtarë dhe ish zyrtarë policie.
E kur pritej që në fundjavë të mos kishte zhvillime dhe të dielën e sotme (2 mars), u pa në ambientet e SPAK, Gaz Demi.
Duket tashmë e qartë se ky institucion po vepron me ritme të shpejta dhe pse po përballet me sulme të shumta nga politika./Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





