Aksident tragjik në Slloveni/ Të paktën 5 viktima nga përplasja e një furgoni me një kamion

Një aksident i rëndë ndodhi sot në autostradën Styriane, në Slloveni, ku të paktën pesë persona humbën jetën.
Departamenti i policisë së Celjes fillimisht njoftoi se katër persona u vranë dhe dy u plagosën, por më vonë konfirmoi se një person tjetër ndërroi jetë nga plagët e marra në aksident.
Aksidenti ndodhi kur shoferi i furgonit, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, goditi pjesën e pasme të një kamioni.
Shoferi i furgonit është një shtetas ukrainas, i cili vetë u plagos lehtë, një nga pasagjerët u plagos rëndë, ndërsa pesë prej tyre humbën jetën.
Sipas informacioneve të para të policisë, shoferi i kamionit është shtetas rus.
Për shkak të aksidentit, autostrada midis Tepinjës dhe tunelit të Golos do të jetë e mbyllur për një kohë të gjatë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


