16-vjeçarja denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga miku i babait, del ekspertiza
7 Nëntor 2024, 21:05 / AKTUALITET

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e bërë ndaj 16-vjeçares në Maliq e cila denoncoi se ishte abuzuar seksualisht prej 4 vitesh nga 43-vjeçari Edison Sheme, mik i babait të saj.
Burime pranë grupit të hetimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Sheqeras bëjnë me dije se ka dalë përgjigja nga mjekësia ligjore. Sipas këtyre burimeve mësohet se ndaj 16 vjeçares banuese e fshatit Sheqeras është kryer penetrim.
Aktin mjekoligjor tashmë e ka në dorë grupi i hetimit. Policia është në kërkim të Edison Sheme, i dyshuar se prej 4 vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


