Ç'të ketë ndodhur mbrëmë? Gjenden tre gëzhoja në dalje të qytetit të Fushë-Krujës
22 Prill 2025, 15:28 / AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia ku bëhet me dije se rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja.
“Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

