Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:00 / AKTUALITET
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Gjocaj, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të lehta, por fatmirësisht pa pasoja fatale.
Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, dy prej të cilave kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Përplasja ka ndodhur në një nga rrugët hyrëse që lidhen me aksin e rrugës kombëtare, në zonën rurale pranë qytetit të Peqinit.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tyre nuk paraqitet shqetësuese.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Nga Nebi Bardhoshi
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
Nga Preç Zogaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128