“Eja merr vajzën, po ta besoj ty!” Zbardhet biseda mes efektivit dhe Refit Buzit pas lirimit të Rozalinda Plakës, autori këmbënguli që polici t’i largohej

25 July 2026, 16:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas publikimit të videos gjatë të cilës shikohet momenti kur Refit (Nertil) Buzi liroi pasditen e djeshme Rozalinda Plakën e cila u ndihmua të largohej nga vendngjarja nga një efektiv policie, janë zbardhur negociatat mes këtij të fundit dhe autorit të ngjarjes.

Sipas gazetares Xhensila Kodra mësohet se autori Refit Buzi kur la të lirë Rozalinda Plakun i ka kërkuar efektivit Mariglen Korroveshaj që të kujdeset për të e të mos afrohet më pranë tij, në të kundërt do kryejë vetëvrasje.

Pasi efektivi shoqëroi vajzën, të cilën e largoi disa metra më tutje, u rikthye për t’i mbushur mendjen autorit që të hidhte tutje armën e të dorëzohej. Por Buzi këmbënguli që ai të largohej nga ngjarja, duke e paralajmëruar se nëse efektivi i afrohet ai do të kryejë vetëvrasje, siç dhe bëri.

Pjesë e zbardhur nga negociatat: 

MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!

BUZI: Nuk e liroj, mos u afro

KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!

BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…

Në këto momente, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet, duke e lënë disa metra larg autorit dhe kthehet sërish drejt tij, për ta bindur të dorëzohet.

KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua

BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!

Po ndodh...

ide