Qielli do të errësohet për pak minuta, eklipsi total diellor i 12 gushtit mbërrin në Europë

Më 12 gusht 2026, qielli do të dhurojë një nga fenomenet më të rralla astronomike të dekadës, teksa një eklips total diellor do të jetë i dukshëm në disa zona të Europës dhe Atlantikut të Veriut.
Miliona njerëz pritet të ndjekin këtë ngjarje të veçantë, e cila premton pamje spektakolare, veçanërisht në veri të Spanjës, Islandë, Grenlandë dhe përgjatë vijës ku do të kalojë hija e Hënës.
Në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe vendet e Ballkanit, fenomeni do të shfaqet si eklips i pjesshëm. Ndërkohë, në zonat ku do të kalojë hija qendrore e Hënës, Dielli do të mbulohet plotësisht për pak më shumë se dy minuta.
Ekspertët kanë këshilluar që vëzhgimi i eklipsit të bëhet vetëm përmes syzeve të posaçme mbrojtëse për eklipset, pasi shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit mund të shkaktojë dëmtime serioze të shikimit.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ky do të jetë një nga eklipset totale diellore më të rëndësishme të dukshme në pjesë të Europës pas shumë vitesh dhe një prej ngjarjeve kryesore astronomike të vitit 2026.
Fenomeni pritet të tërheqë vëmendjen e shkencëtarëve, fotografëve dhe miliona entuziastëve të astronomisë në mbarë botën.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128