U mor peng nga ish-i fejuari pas krimit në familje, ja momenti kur policia shpëton 24-vjeçaren
Kjo video tregon momentin kur policia shpëton 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi, pasi ai kishte vrarë prindërit e saj me armë gjahu brenda banesës.
Nga pamjet duket momenti kur efektivi, i cili ka qenë nën mbiqyrjen e snajperistëve të RENEA-s, i afrohet duke e marr në krahë. Pasi autori e la të lirë, Rozalinda del nga makina e zbathur, ndërsa autori Nertil Buzi, i cili ndodhej ende në makinë, i hedh nga automjeti atletat e saj.
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, u fut i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të niseshin për në punë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128