Nga fjalimet para Kryeministrisë te marshimi drejt Komisariatit 3, mbyllet protesta e 56-të kundër kastës politike

25 July 2026, 23:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas marshimit në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme, protestuesit marshuan edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku bënë thirrje për lirimin e të ndaluarve nga protesta që u mbajt para Parlamentit.

Në këtë mënyrë është mbyllur edhe protesta e 56-të radhazi kundër qeverisë.

Qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”,  “Qeveri e krimit”, ndërsa protestuesit deklaruan se nuk do të ndalin tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.Një nga mesazhet kryesore të mbrëmjes ishte refuzimi i çdo dialogu me kryeministrin. Sipas protestuesve, ata “nuk i japin besën një njeriu që tradhton Shqipërinë”.

Pjesëmarrësit i drejtuan gjithashtu thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetimin e kryeministrit Edi Rama dhe lirimin e personave të ndaluar gjatë protestave.

“Hetoni Ramën, bëni detyrën tuaj. Në Komisariatin nr. 3 mbahen ende qytetarë. Marshimin e sotëm ua dedikojmë atyre. Lironi çunat, lironi gocat”, u shpreh një prej protestuesve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Po ndodh...

ide