“Lironi çunat dhe gocat”/ Mijëra qytetarë marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e të arrestuarve: Edi Rama ka mbaru! Ju erdhi fundi

Protesta popullore e ditës së 56-të pati pjesëmarrje masive përsëri të qytetarëve para Kryeministrisë.
Pas fjalimeve të mbajtura për denoncimin e qeverisë, dorëheqjen e saj dhe kryeministrit Edi Rama, ata kërkuan ndryshimin e sistemit politik.
Nisja e marshimit u bë me një moto dhe destinacion të ri, Komisariatin nr. 3, ku mbahen të paraburgosur dy nga protestuesit e arrestuar të enjten para Parlamentit, një djalë dhe një gocë.
Aktivisti Edison Lika ftoi qytetarët që të marshonin drejt Komisariatit me thirrjet lironi gocat.
“Ju bëj një thirrje, marshimin e sotëm ta bëjmë ndryshe. Na mbajnë të arrestuar te Komisariati nr. 3 dy protestuesit tanë. Lironi të arrestuarit që mbahen në Komisariatin nr. 3. Ndaj marshimin e sotëm do e bëjmë për nder të tyre të gjithë atje. Ndaj sot do bëjmë thirrje jo vetëm lironi çunat por edhe lironi gocat”, tha ai mes të tjerash.
Më tej masa e madhe e qytetarëve e ndoqi me thirrjet “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128