Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari, niset drejt Traumës

25 July 2026, 20:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin, në fshatin Gjorm. 

Sipas informacioneve paraprake, i riu Veron Pasha ka marrë plagë  në kofshë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.

Po ndodh...

ide