Aksident i rëndë në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, pesë të tjerë të plagosur
26 July 2026, 08:43 / AKTUALITET
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një fugon ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht në pjesën ballore.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç.
Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Nga Nebi Bardhoshi
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
Nga Preç Zogaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128