Tokat e tjetërsuara në Orikum, Radhimë e Dukat përfundojnë në dyert e SPAK

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonat e Radhimës, Dukatit dhe Orikumit kanë përfunduar në dyert e SPAK.
Mësohet se Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën për zhvillimin e hetimeve në lidhje e çështjen konkrete, e për rrjedhojë dosja i është dorëzuar Prokurorisë së Posaçme, e cila thuhet se së bashku me kallëzimet e bëra nga banorët e zonës do të vijojë me hetimet e mëtejshme, raporton gazetari Elton Qyno.
Dosja për tjetërsimin e pronave i ka kaluar SPAK-ut për hetime të mëtejshme, dy ditë pasi u mësua se Prokuroria e Vlorës ka zbarkuar duke kryer kontrolle në shtëpitë e ish-zyrtarëve të Hipotekës së qytetit dhe zyrat e institucionit.
Ashtu siç ka raportuar dhe më parë newsbomb.al, zyrtarët janë justifikuar për shkak të hetimeve që janë duke u kryer lidhur me një dosje penale, që ka objekt hetimi tjetërsimin e pronave në bregdetin e Orikumit, Radhimës dhe zonës së Dukatit.
Oligarkë të fuqishëm të lidhur dhe me banorë vendas kanë tjetërsuar dhe më pas hipotekuar sipërfaqe të tëra toke bujqësore, duke nxjerrë jashtë loje pronarët që kishin fituar ngastrat e tokës me ligjin 7501.
Siç mësohet, kallëzimi është depozituar nga një grup banorësh të Kuvendit të Orikumit, Radhimës dhe Dukatit, jo vetëm në Prokurorinë e Vlorës, por edhe në SPAK, për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128